10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Wilder e mbron titullin në WBC me nokaut brutal ndaj Ortiz

Rekomandime

Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit në divizionin WBC, për herë të 10-të në karrierë, pasi e rrahu Luis Ortizin me nokaut të dielën në mëngjes në Las Vegas.

- Advertisement -

Boksieri amerikan Wilder rrezikoi ta humbasë titullin pas plot pesë vjetëve, sepse u dominua nga Ortiz për gjashtë runde të plota, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, 34-vjeçari i dha një goditje brutale me të djathtën e tij fuqishme Ortizit, duke e rrëzuar në dysheme në rundin e shtatë.

40-vjeçari nuk qe në gjendje të ngrihet në këmbë me kohë dhe Wilder triumfoi me nokaut.

- Advertisement -

Kjo ishte një përsëritje e meçit të parë mes tyre në vitin 2018, me Wilder që kishte triumfuar edhe në atë botë. /

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit