10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Xhafer Gashi: Kam menduar largimin nga politika kur e kam lënë AAK-në

Rekomandime

Kandidati për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se nuk do t’i bashkohet asnjë subjekti politik.

Ai shton se është krenar me punën që ka bërë deri më tani si kryetar i kësaj komune dhe se kishte menduar largimin nga politika kur e ka lënë AAK-në.

- Advertisement -

“Nuk kemi apetite të tilla. Kemi pasur mundësi edhe më herët. Jam shumë i lumtur që kemi përkrahje të madhe. Kemi strukturë mirë të organizuar dhe dorëheqja ime nuk ka ndodhur për të krijuar një iniciativë qytetare, pasi kam pasur plan të largohem nga politika”, thotë ai.

“E kam ditur se do të kem përkrahje nga qytetarët dhe kemi qenë aktiv. Kemi vendosur të vazhdojmë si iniciativë dhe jemi mjaft mirë të organizuar. Jam krenar që shumë punë të mëdha janë kryer në Obiliq dhe po vazhdojmë t’i kryejmë. Mund të them se Obiliqi do të jetë një ndër qendrat më të bukura në Kosovë”, përfundon Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit