1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Xhafer Tahiri e pranon humbjen në Vushtrri

Rekomandime

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri e pranon humbjen në këto zgjedhje.

Tahiri e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK, Ferit Idrizin.

- Advertisement -

Deri tani janë numëruar 96 për qind e votave, ku kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 53.07 për qind të votave.

Ndërsa, Xhafer Tahiri ka marrë 46 për qind të votave.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

- Advertisement -

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt,Xhafer Tahiri

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit