1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Xhafer Tahiri: Vjosa Osmani ka peshë shumë të madhe që LDK me përjashtu prej partisë

Rekomandime

Xhafer Tahiri duke folur për situatën aktuale politike në vend, ka thënë se s’ka asgjë të keqe që LDK me një shumicë ka vlerësu që duhet të vazhdohet në këtë rrugë, pasi që sipas tij mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë s’mund të bëhet, por që edhe s’do të prodhonte rezultat ndryshe.

- Advertisement -

“LDK me vendimin e saj po tenton të gjej zgjidhje brenda kornizës kushtetuese dhe kjo do të përligjet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Tahiri në Debat Plus, transmeton Indeksonline.

Tahiri, një nga personat më të afërt nga LDK të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur edhe për këtë të fundit karshi kundërshtimeve që ka treguar për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Ndryshimi që po e synon Osmani, është duke luftu që t’i rritet vlera, sepse duke qenë e tillë dhe e vetme, do të vazhdojë te jetë më e pasur për shkak të zërit të arsyes që ajo e ka përcjellë vazhdimisht, po ashtu edhe sjellja e saj institucionale që e bën si kryetare e Kuvendit, duke treguar neutralitet.

- Advertisement -

Ky është një zë, i një gruaje më të votuar në historinë e Republikës së Kosovës, kandidates së parë për kryeministre. Por, po e them LDK vazhdimisht ka kultivu lejen për mendim ndryshe”.

Ai tha se Vjosa Osmani është një politikane me peshë, prandaj LDK s’do ta përjashton nga partia.

- Advertisement -

“Osmani është me peshë që dikush me dëshiru me përjashtu prej partisë. S’ka investu kaq shumë LDK që në një ditë se dikush ka qef me qenë LDK e ndame me përjashtu atë.

Vjosa Osmani është shumë me peshë politike që me mbajt Albin Kurti afër vetes. Ajo ka më shumë kredibilitet se Kurti me kërku besimin e qytetarëve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit