1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Xhaka: Nuk e di pse u dënuam nga FIFA dhe UEFA, edhe serbët festojnë me tre gishta

Rekomandime

Granit Xhaka edhe njëherë është rikthyer të komentojë ndeshjen e madhe mes Zvicrës dhe Serbisë.Në Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi, Zvicra mundi Serbinë me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me rezultat 2:1.

Festa e Xhakës dhe Shaqirit ishte me shqiponjë, gjë e cila bëri që FIFA dhe UEFA t’i dënojë dy futbollistët shqiptarë me nga dhjetë mijë frangë.Në lidhje me këtë temë, Xhaka është rikthyer të flasë, derisa ka dhënë edhe një “arsye”.

- Advertisement -

“Zviceranët na pyetën pse e kemi bërë shqponjën, nuk e di as vet pse u dënuam nga UEFA dhe FIFA. Ndoshta pse nuk jemi 80 milionë banorë. Ndërkaq, serbët që festojnë me tre gishta, nuk dënohen”, ka thënë Granit Xhaka në një paraqitje “live” në “Instagram”.

Tutje, ai ka thënë se shqiptarët po korrin suksese në të gjitha sferat.“E kemi fajin pak edhe ne, sepse me tjerët jemi më ndryshe. Ne e kemi një të mirë, që gjërat i bëjmë në fushë dhe jo me fjalë. Muzikë kemi sa të duash, Rita Ora dhe Dua Lipa janë numër një. Kemi ec përpara, jo vetëm në sport e muzikë, por edhe në biznes”, shtoi ylli i Arsenalit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit