1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Xhandarmëria serbe në Kosovë, ministrja e MPJ-së del me kërkesë për ndërkombëtarët, ka disa sqarime

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë disa sqarime për opinionin publik rreth hyrjes ilegale dhe të paautorizuar të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Ajo në një postimi në Facebook, ka shkruar se ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ashtu siç e kanë njohur gati mbi 2/3-tat e shteteve të botës, 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së, dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATOs, e poashtu të respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi ligjshmërinë e plotë të Pavarësisë të Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2008 në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Tani që i pamë e i dëgjuam të gjithë, dua t’i bëj disa sqarime për opinionin publik rreth hyrjes ilegale dhe të paautorizuar të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës:

- Advertisement -

• Patrullimi i sinkronizuar nënkupton që secila forcë ushtarake vepron brenda territorit të vet dhe nuk e kalon kufirin. Palët dakordohen të lëvizin përgjatë vijës kufitare, dhe në kohë të caktuar e njoftojnë njëra tjetrën për atë se çka kanë hasë në terrenin e tyre gjatë patrullimit të sinkronizuar.

• Ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim.

- Advertisement -

• Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATOn që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak!

• Terrorizimi i popullit shqiptar të fshatit kufitar me Serbinë, përmes defilesë së uniformës serbe dhe rikujtimit të krimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, e as vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Uniforma ushtarake e policore serbe në territorin e Kosovës hapë plagët e krimeve të pandëshkuara, dhe traumat e luftës së vitit 1999.

• Mekanizmat e sigurisë në asnjë mënyrë nuk do të duhej të lejojnë, e aq më pak të lehtësojnë patrullime të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, që shkaktojnë shqetësime dhe pasiguri tek qytetarët e asaj ane, trazojnë paqen, dhe provokojnë dhunë e vetëmbrojtje.

• Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ashtu siç e kanë njohur gati mbi 2/3-tat e shteteve të botës, 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së, dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATOs, e poashtu të respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi ligjshmërinë e plotë të Pavarësisë të Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2008 në kufijtë ekzistues.

• Veprimi sipas Kushtetutës dhe Ligjit nuk është deklaratë pompoze, por obligim shtetëtor që duhet t’a ndjekim të gjithë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit