14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Xhandarmëria serbe shëtitet nëpër territorin e Kosovës, Stublla e Veliu akoma asnjë reagim

Rekomandime

Kanë kaluar shumë orë prej se kur xhandarmëria e Serbisë është futur në territorin e Kosovës, mirëpo reagime nga dy ministrat përgjegjës, ajo e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla dhe ai i brendshëm, Agim Veliu nuk ka pasur asnjë reagim.

Haradinaj e Veliu nuk janë lajmëruar fare deri tani për futjen e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicë, zonë kjo në territorin e Kosovës dhe e banuar me shqiptarë.

- Advertisement -

Nga Qeveria pas shumë orëve ka reaguar vetëm kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se do veprojnë në bazë të Kushtetutës së vendit dhe se qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve.

Metro dje ka publikuar një video ku shihet tek xhandarmëria e Serbisë kalon nga shtëpitë e banorëve të fshatit rreth orës 17:00.

Pas publikimit të videos nga Metro kjo ngjarje alarmoi disa deputetë, partitë opozitare, OVL-UÇK’në dhe qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit