16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Nga 1 tetori, arsimi i lartë publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë sot të ditur se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi publik në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime.

- Advertisement -

Kurti këtë deklaratë e bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta”, tha ai, raporton Telegrafi.

Konferenca e Qeverisë, pritet të bëhet publik vendimi për lirimin e studentëve nga pagesat për semestër
“Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritet shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor”, tha ai.

- Advertisement -

Ai tha se ministrja Nagavci ka nënshkruar Udhëzimin administrativ me të cilën arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë.

“Ne besojmë se me këtë formë nxisim interesimin për studimet e larta duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë”, tha ai më tej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit