11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

William Walker në selinë e LDK, a po përpiqet t’i shtyjë Kurtin e Mustafën të bëjnë marrëveshje?

Rekomandime

Ish-shefi i misionit të OSBE, William Walker ka arritur në zyrat qendrore të LDK-së, në Prishtinë, nga ku do të takohet me liderë të kësaj partie.

Walker që është duke qëndruar në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut po viziton partinë e udhëhequr nga Isa Mustafa edhe për të biseduar lidhur me koalicionin LV – LDK.

- Advertisement -

Një vizitë e tillë nuk ishte lajmëruar paraprakisht për mediat.

Nuk dihet nëse Walker do të vizitojë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë që në vazhdën e bisedimeve LV – LDK është shtuar presioni ndërkombëtar për arritje të marrëveshjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit