-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është i thirruri i radhës nga Dhomat e Specializua të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur vetë ai, në një intervistë në Abcnews, në të cilën ka folur edhe rreth arrestimeve të liderëve të Kosovës.

Haliti thotë se Ahmet Krasniqit, nuk është përfshirë në vrasjet që kanë ndodhur në Tiranë në vitin 1998, sakaq shton se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë hetimet.

“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri. Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai.

- Advertisement -

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar ai, si akuzuar apo i dyshuar.

Kujtojmë se Haliti ka qenë një prej veprimtarëve të parë të lëvizjeve që janë marrë me luftimin e regjimit serb në Kosovë dhe po ashtu njihet si një ndër figurat kryesore të UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit