10.1 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Xhavit Haliti thotë se e ka zbuluar planin e fshehtë të Kurtit: E ka marrë rolin e zyrtarizmit të tradhtarve të Kosovës

Rekomandime

Është njëri prej njerëzve që shpesh del kundër qëndrimeve të partisë. Xhavit Haliti, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur për zhvillimet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë. Në një intervistë, ai ka folur për kryeministrin aktual Albin Kurtin. Ka treguar edhe nëse do të jetë pjesë e ekipit negociator me Serbinë.

Nuk la as pa komentuar pikat që Kurti ia propozoi Aleksandar Vuçiçt. Kryeministrin e quan hero që po mundohet t’i paraqesë ish-udhëheqësit e Kosovës si tradhtarë. Sipas Halitit, Kushtetuta e Kosovës nuk është as bibël e as kuran, ajo mund të ndryshohet varësisht prej situatave në të cilat ndodhet shteti ynë

- Advertisement -

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, duke komentuar katër pikat e propozuara të kryeministrit Kurti, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, vlerëson se ai po përpiqet të paraqitet si hero para kosovarëve.

“Politikisht, ai po dëshiron që të paraqitet hero në Kosovë, pas 21 vitesh çlirim po përpiqet që momentin që të nënshkruhet marrëveshja të thotë se këta tradhtarët, nënshkrimin e këtyre tradhtarëve që kanë qenë më parë, unë e rrezova, tani nënshkrimi im ka të bëjë me diçka shumë më të avancuar sesa që ata e kanë bërë për Kosovën, ky është qëllimi i tij, sepse po mendoj politikisht, për të është e papranueshme që të thotë, po e vazhdoj aty ku e ka lënë kryeministri ose presidenti i mëparshëm, pasi ashtu po deklarohen për të gjitha institucionet, po përpiqen të e bëjnë një rimodelim kinse po bëjnë diçka të jashtëzakonshme.

Haliti, për Syri.net Kosova, e pranon se vendi ka pasur të meta në këtë rrugëtimin 20 vjeçar, derisa zhvillimet e fundit zhvillimet e fundit lidhur me çështjen Asociacionit të Komunave, ai i quan akrobacion të kryeministrit Albin Kurti

- Advertisement -

“Sa i përket Asociacionit, unë mendoj që është një akrobacion i Kurtit, për ta treguar veten, jo që nuk do ta pranoj atë por ta quaj pak më ndryshe, me siguri ai edhe pa shkuar atje e ka pasur propozimin në tavolinë (aq sa di unë). Sidoqoftë, çdo shtet në botë, serioz, marrëveshjet ndërkombëtare është i obliguar t’i zbatoj. Në këtë rast, ne i kemi marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e Albinit, ata që kanë qenë kryeministra, presidentë, ministra të jashtëm e negociator. Këto marrëveshje është i obliguar t’i zbatoj, diskutimet janë për të parë se si do zgjidhen këto probleme më mirë dhe si do të relaksohen këto marrëdhënie.

Sipas tij, kryeministri i vendit, nuk mund të shkoj në Bruksel me idenë që ‘ose këtë që po e dua unë ose s’bënë’ sepse këtë sipas Halitit, nuk e bënë as Amerika, me asnjë aleat më të vogël të vetin e as me më të voglin armik.

- Advertisement -

Ai për Syri.net Kosova, ka folur edhe për problemet që mund t’i shkaktohen Kosovës, nga qasja e Kurtit.

“Kjo formë e komunikimit i prishë raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndoshta jo në ato përmasa, pasi i dinë qëndrimet edhe më herët, për politikbërjen që e bërë Albini.

Haliti, i ka sygjeruar të gjithë ata që i kanë në dorë negociatat, që t’i shterin të gjitha mundësitë për të përfituar më shumë.

“Ajo që është më kryesorja, unë sot ose dje kisha pritur të dëgjoj që në takimin e parë biseduam ‘si do t’i hapim çështjen e të pagjeturve në Kosovë dhe Serbi dhe si të kontribuojmë me data dhe dokumente të gjitha palët, për t’i gjetur ato, ky është hapi i parë për t’i gjetur ata”.

Haliti duke folur për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshje kjo që u shpallë anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, ka deklaruar se Kushtetua e vendit nuk është ‘Bibël’ e as ‘Kuran’, pasi e njëjta me 2/3 e deputetëve mund të ndryshohet

“Kushtetuta e Kosovës, mendimi im, nuk është Bibla e as Kurani. Problemi është që ne nuk kemi qenë dakord asnjëri pothuajse në Kuvend, me marrëveshjen qe është nënshkruar me kompetencat , as unë nuk jam dakord me kompetencat ekzekutive që kanë të bëjnë me asociacionin”

Ai shton se kryeministri tashmë veçse është i informuar se në tavolinë është një propozim tjetër.

“Tani unë po besoj, që e din edhe Albini, që do të ketë një propozim tjetër, më i butë, që ky asociacion mos të jetë i komunave serbe, po asociacion ku bëjnë pjesë të gjithë pjesëtarët e komuniteteve, që jetojnë në komunat përkatëse. Në këtë asociacion, kështu po mendoj që mund të jetë ndonjë propozim i ri, mund të jenë të gjithë përfaqësuesit të cilët kërkojnë nga qeveria qendrore të përmbushen interesat e tyre”

Kjo temë sipas tij, nuk duhet të mbetet në ‘status-quo’, pasi e njëjta mund të i vihet në tavolinë sërish për pasardhësit e kryeministrit Kurti.

“Pra si të doni mund ta quajmë, mund t’ia ndërrojmë edhe emrin, por një variant në qoftë se duam si Kosovë, jo që të jemi në qendër të vëmendjes për të keq, por për të mirë, ne duhet të përpiqemi maksimalisht që ta zgjidhim këtë problem. Ne mund ta lëmë, ta ruajmë ‘status-quon’, gjendjen e tashme, por kjo mund të vije në tavolinën e pasardhësit të zotit Kurti. Ajo që unë i kisha sygjeruar palëve në këtë rast edhe kryeministrit, mos të bëjë krekosje mediatike, të mos bëjë ftesa meditiatike, por të komunikoj hapur qoftë edhe me publikun, pasi është interes i qytetarëve, që kjo çështje të behet zgjidhje”.

Deputeti Haliti, thotë se në negociata asnjëra palë nuk ndahet e kënaqur, por e rëndësishme është ruajtja e integritetit të vendit.

“ Kur negocion, bisedon asnjëra palë nuk ndahen 100 për qind të kënaqur, me rëndësi është që, a është më e dobishme që të ruhet integriteti i Kosovës, jo po ndërtohet lagjja në ‘Luginën e Diellit’, apo po bëhen shtëpi në veri të Mitrovicës. Ata (serbët) normalisht që kanë të drejtë me ndërtua shtëpitë e tyre, me rëndësi është qe ne duhet të gjejmë zgjidhje. Zgjidhje për këtë nëse nuk ka vullnet në Kosove, mund të vije një vullnet i imponueshëm.

Deklaratave të fundit të kryeministrit Kurti, Haliti i ka dhënë edhe një epitet: nacionaliste dhe patriotike, të cilat sipas tij duhet t’i harroj sa është në krye të Qeverisë.

“Zoti Kurti po vazhdon me deklaratat e kohës kur ka qenë në opozitë dhe akoma nuk po e kupton që është kryeministër i Kosovës dhe ato deklarata kuazi-nacionaliste, shumë patriotike, në kushtet kur është kryeministër, duhet t’i harroj dhe duhet detyrë prioritare të qeverisë ta ketë miqësinë me SHBA-të dhe bindjen, po e them shumë këtë shumë trashë, ndoshta nuk tingëllon mirë, bindjen ndaj SHBA-së, ndaj propozimeve dhe politikave të saj” – thekson ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

Haliti, i cili është pjesë e politikës kosovare tash e disa dekada, ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së tij në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai shprehet i gatshëm, por jo në cilësinë e ekspertit, pasi tanimë veçse i takon një subjekti politik.

“Si Xhavit Haliti, do të isha shumë i gatshëm që të bisedoj me kryeministrin e Kosovës kushdo qoftë ai, për këto çështje. Sa i përket formulës së ekspertit, duhet ditur se unë jam pjesë e një partie që mund të ketë qëndrime të kundërta, por, për të folur dhe dhënë mendimin tim, nuk mundet me ma ndal askush. Si Xhavit, mund t’i bashkohem çdokujt për interesa të Kosovës, në këtë rast po e them publikisht dhe pa hezitim, për ti dhënë mendimet e mija dhe për ti arsyetuar ato, un nuk e besoj që Qeveria e Kosovës dhe parlamenti nuk kanë kapacitete që mund të veprojnë dhe ta analizojnë situatën në të cilën jemi dhe mund të vendosin në këto çështje” – thotë deputeti Haliti.

Ai ia ka kujtuar kryeministrit Kurti, por edhe pasardhësve të tij, faktin që politika kërkon përballje me problemet, duke numëruar edhe pikat për të cilat duhet fokusohet çdo qeveri në Kosovë.

“Në çoftë se donë me zgjedh problemin t’i ki me pas përballje edhe me palët që janë kundër kësaj zgjidhje, edhe me kundërshtarët që dëshirojnë ta ulin autoritetin e të qënit kryeministër i suksesshëm ose i pasuksesshëm s’është me rëndësi, por me rëndësi për një politikan, kryeministër është që Kosovës t’ia hap rrugën drejt integrimit, anëtarësimit në OKB dhe institucionet ndërkombëtare. Kosovës t’ia hap rrugën e liberalizimXhavit Haliti thotë se e ka zbuluar planin e fshehtë të Kurtit: E ka marrë rolin e zyrtarizmit të tradhtarve të Kosovës

Është njëri prej njerëzve që shpesh del kundër qëndrimeve të partisë. Xhavit Haliti, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur për zhvillimet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë. Në një intervistë për Syri.net Kosova, ai ka folur për kryeministrin aktual Albin Kurtin. Ka treguar edhe nëse do të jetë pjesë e ekipit negociator me Serbinë. Nuk la as pa komentuar pikat që Kurti ia propozoi Aleksandar Vuçiçt. Kryeministrin e quan hero që po mundohet t’i paraqesë ish-udhëheqësit e Kosovës si tradhtarë. Sipas Halitit, Kushtetuta e Kosovës nuk është as bibël e as kuran, ajo mund të ndryshohet varësisht prej situatave në të cilat ndodhet shteti ynë

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, duke komentuar katër pikat e propozuara të kryeministrit Kurti, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, vlerëson se ai po përpiqet të paraqitet si hero para kosovarëve.

“Politikisht, ai po dëshiron që të paraqitet hero në Kosovë, pas 21 vitesh çlirim po përpiqet që momentin që të nënshkruhet marrëveshja të thotë se këta tradhtarët, nënshkrimin e këtyre tradhtarëve që kanë qenë më parë, unë e rrezova, tani nënshkrimi im ka të bëjë me diçka shumë më të avancuar sesa që ata e kanë bërë për Kosovën, ky është qëllimi i tij, sepse po mendoj politikisht, për të është e papranueshme që të thotë, po e vazhdoj aty ku e ka lënë kryeministri ose presidenti i mëparshëm, pasi ashtu po deklarohen për të gjitha institucionet, po përpiqen të e bëjnë një rimodelim kinse po bëjnë diçka të jashtëzakonshme.

Haliti, për Syri.net Kosova, e pranon se vendi ka pasur të meta në këtë rrugëtimin 20 vjeçar, derisa zhvillimet e fundit zhvillimet e fundit lidhur me çështjen Asociacionit të Komunave, ai i quan akrobacion të kryeministrit Albin Kurti

“Sa i përket Asociacionit, unë mendoj që është një akrobacion i Kurtit, për ta treguar veten, jo që nuk do ta pranoj atë por ta quaj pak më ndryshe, me siguri ai edhe pa shkuar atje e ka pasur propozimin në tavolinë (aq sa di unë). Sidoqoftë, çdo shtet në botë, serioz, marrëveshjet ndërkombëtare është i obliguar t’i zbatoj. Në këtë rast, ne i kemi marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e Albinit, ata që kanë qenë kryeministra, presidentë, ministra të jashtëm e negociator. Këto marrëveshje është i obliguar t’i zbatoj, diskutimet janë për të parë se si do zgjidhen këto probleme më mirë dhe si do të relaksohen këto marrëdhënie.

Sipas tij, kryeministri i vendit, nuk mund të shkoj në Bruksel me idenë që ‘ose këtë që po e dua unë ose s’bënë’ sepse këtë sipas Halitit, nuk e bënë as Amerika, me asnjë aleat më të vogël të vetin e as me më të voglin armik.

Ai për Syri.net Kosova, ka folur edhe për problemet që mund t’i shkaktohen Kosovës, nga qasja e Kurtit.

“Kjo formë e komunikimit i prishë raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndoshta jo në ato përmasa, pasi i dinë qëndrimet edhe më herët, për politikbërjen që e bërë Albini.

Haliti, i ka sygjeruar të gjithë ata që i kanë në dorë negociatat, që t’i shterin të gjitha mundësitë për të përfituar më shumë.

“Ajo që është më kryesorja, unë sot ose dje kisha pritur të dëgjoj që në takimin e parë biseduam ‘si do t’i hapim çështjen e të pagjeturve në Kosovë dhe Serbi dhe si të kontribuojmë me data dhe dokumente të gjitha palët, për t’i gjetur ato, ky është hapi i parë për t’i gjetur ata”.

Haliti duke folur për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshje kjo që u shpallë anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, ka deklaruar se Kushtetua e vendit nuk është ‘Bibël’ e as ‘Kuran’, pasi e njëjta me 2/3 e deputetëve mund të ndryshohet

“Kushtetuta e Kosovës, mendimi im, nuk është Bibla e as Kurani. Problemi është që ne nuk kemi qenë dakord asnjëri pothuajse në Kuvend, me marrëveshjen qe është nënshkruar me kompetencat , as unë nuk jam dakord me kompetencat ekzekutive që kanë të bëjnë me asociacionin”

Ai shton se kryeministri tashmë veçse është i informuar se në tavolinë është një propozim tjetër.

“Tani unë po besoj, që e din edhe Albini, që do të ketë një propozim tjetër, më i butë, që ky asociacion mos të jetë i komunave serbe, po asociacion ku bëjnë pjesë të gjithë pjesëtarët e komuniteteve, që jetojnë në komunat përkatëse. Në këtë asociacion, kështu po mendoj që mund të jetë ndonjë propozim i ri, mund të jenë të gjithë përfaqësuesit të cilët kërkojnë nga qeveria qendrore të përmbushen interesat e tyre”

Kjo temë sipas tij, nuk duhet të mbetet në ‘status-quo’, pasi e njëjta mund të i vihet në tavolinë sërish për pasardhësit e kryeministrit Kurti.

“Pra si të doni mund ta quajmë, mund t’ia ndërrojmë edhe emrin, por një variant në qoftë se duam si Kosovë, jo që të jemi në qendër të vëmendjes për të keq, por për të mirë, ne duhet të përpiqemi maksimalisht që ta zgjidhim këtë problem. Ne mund ta lëmë, ta ruajmë ‘status-quon’, gjendjen e tashme, por kjo mund të vije në tavolinën e pasardhësit të zotit Kurti. Ajo që unë i kisha sygjeruar palëve në këtë rast edhe kryeministrit, mos të bëjë krekosje mediatike, të mos bëjë ftesa meditiatike, por të komunikoj hapur qoftë edhe me publikun, pasi është interes i qytetarëve, që kjo çështje të behet zgjidhje”.

Deputeti Haliti, thotë se në negociata asnjëra palë nuk ndahet e kënaqur, por e rëndësishme është ruajtja e integritetit të vendit.

“ Kur negocion, bisedon asnjëra palë nuk ndahen 100 për qind të kënaqur, me rëndësi është që, a është më e dobishme që të ruhet integriteti i Kosovës, jo po ndërtohet lagjja në ‘Luginën e Diellit’, apo po bëhen shtëpi në veri të Mitrovicës. Ata (serbët) normalisht që kanë të drejtë me ndërtua shtëpitë e tyre, me rëndësi është qe ne duhet të gjejmë zgjidhje. Zgjidhje për këtë nëse nuk ka vullnet në Kosove, mund të vije një vullnet i imponueshëm.

Deklaratave të fundit të kryeministrit Kurti, Haliti i ka dhënë edhe një epitet: nacionaliste dhe patriotike, të cilat sipas tij duhet t’i harroj sa është në krye të Qeverisë.

“Zoti Kurti po vazhdon me deklaratat e kohës kur ka qenë në opozitë dhe akoma nuk po e kupton që është kryeministër i Kosovës dhe ato deklarata kuazi-nacionaliste, shumë patriotike, në kushtet kur është kryeministër, duhet t’i harroj dhe duhet detyrë prioritare të qeverisë ta ketë miqësinë me SHBA-të dhe bindjen, po e them shumë këtë shumë trashë, ndoshta nuk tingëllon mirë, bindjen ndaj SHBA-së, ndaj propozimeve dhe politikave të saj” – thekson ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

Haliti, i cili është pjesë e politikës kosovare tash e disa dekada, ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së tij në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai shprehet i gatshëm, por jo në cilësinë e ekspertit, pasi tanimë veçse i takon një subjekti politik.

“Si Xhavit Haliti, do të isha shumë i gatshëm që të bisedoj me kryeministrin e Kosovës kushdo qoftë ai, për këto çështje. Sa i përket formulës së ekspertit, duhet ditur se unë jam pjesë e një partie që mund të ketë qëndrime të kundërta, por, për të folur dhe dhënë mendimin tim, nuk mundet me ma ndal askush. Si Xhavit, mund t’i bashkohem çdokujt për interesa të Kosovës, në këtë rast po e them publikisht dhe pa hezitim, për ti dhënë mendimet e mija dhe për ti arsyetuar ato, un nuk e besoj që Qeveria e Kosovës dhe parlamenti nuk kanë kapacitete që mund të veprojnë dhe ta analizojnë situatën në të cilën jemi dhe mund të vendosin në këto çështje” – thotë deputeti Haliti.

Ai ia ka kujtuar kryeministrit Kurti, por edhe pasardhësve të tij, faktin që politika kërkon përballje me problemet, duke numëruar edhe pikat për të cilat duhet fokusohet çdo qeveri në Kosovë.

“Në çoftë se donë me zgjedh problemin t’i ki me pas përballje edhe me palët që janë kundër kësaj zgjidhje, edhe me kundërshtarët që dëshirojnë ta ulin autoritetin e të qënit kryeministër i suksesshëm ose i pasuksesshëm s’është me rëndësi, por me rëndësi për një politikan, kryeministër është që Kosovës t’ia hap rrugën drejt integrimit, anëtarësimit në OKB dhe institucionet ndërkombëtare. Kosovës t’ia hap rrugën e liberalizimit të vizave, investimeve të huaja, bashkimit dhe bashkëpunimit me rajonin dhe shtetet e BE-së. Këto janë politikat që duhet t’i bëjë secila qeveri, edhe kjo Kurti. Nuk është politik dhe nuk është të qënit kryeministër çështje patriotike, por është çështje përgjegjësie për interes të vendit”.

Në intervistën e realizuar për Syri.net Kosova, Haliti ka pranuar se Kosova, ka pasur të meta gjatë rrugëtimit 21 vjeçar, duke ia kujtuar kryeministrit Kurti, se pozitën e kryeministrit e ka gjetur pas 20 vitesh liri, pas 20 vjetësh instalim organizim, themelim të institucioneve të ndryshme të vendit, duke përfshirë edhe institucionin e tij të rregulluar.

“Të gjithë këta që janë më të rinj nuk e mbajnë mend se çfarë ka ndodhur, se Kosova është storie e Shteteve të Bashkuara dhe e NATO-s , dhe meqenëse këto institucione kanë pasur në vazhdimësi një përpjekje për të instaluar demokracinë, institucionet e lira, në të njëjtën kohë paralelisht kanë diskutuar edhe me Bashkimin Evropian edhe përmes tyre edhe me Serbinë edhe me serbët në Kosovë. Ne duhet të jemi garancë së pari për qytetarët tonë, pasi qytetarët serb kanë kombësi serbe” – përfundon Xhavit Haliti./SYRI KOSOVAit të vizave, investimeve të huaja, bashkimit dhe bashkëpunimit me rajonin dhe shtetet e BE-së. Këto janë politikat që duhet t’i bëjë secila qeveri, edhe kjo Kurti. Nuk është politik dhe nuk është të qënit kryeministër çështje patriotike, por është çështje përgjegjësie për interes të vendit”.

Në intervistën e realizuar për Syri.net Kosova, Haliti ka pranuar se Kosova, ka pasur të meta gjatë rrugëtimit 21 vjeçar, duke ia kujtuar kryeministrit Kurti, se pozitën e kryeministrit e ka gjetur pas 20 vitesh liri, pas 20 vjetësh instalim organizim, themelim të institucioneve të ndryshme të vendit, duke përfshirë edhe institucionin e tij të rregulluar.

“Të gjithë këta që janë më të rinj nuk e mbajnë mend se çfarë ka ndodhur, se Kosova është storie e Shteteve të Bashkuara dhe e NATO-s , dhe meqenëse këto institucione kanë pasur në vazhdimësi një përpjekje për të instaluar demokracinë, institucionet e lira, në të njëjtën kohë paralelisht kanë diskutuar edhe me Bashkimin Evropian edhe përmes tyre edhe me Serbinë edhe me serbët në Kosovë. Ne duhet të jemi garancë së pari për qytetarët tonë, pasi qytetarët serb kanë kombësi serbe” – përfundon Xhavit Haliti./SYRI KOSOVA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit