-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Xhelal Sveçla: SuImet ndaj policëve në veri ishin orkestruar në Beograd

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha në Kuvendin e Kosovës se Serbia ka konfirmuar se është “satelit i Rusisë”.

Ndonëse tha se gjendja e sigurisë është stabile, Sveçla tha se Serbia “përbën kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë”.

- Advertisement -

Ministri tha se “me vëmendje po e përcjellim çdo zhvillim”.

“Si ministër i Punëve të Brendshme dhe si Qeveri, mbesim të përkushtuar që në vazhdimësi t’i rrisim kapacitetet për parashikim, parandalim dhe reagim ndaj çdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë kombëtare dhe bashkë me aleatët tanë të jemi në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve tanë pa dallim”, theksoi Sveçla.

Ai tha se beson se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri ishin të orkestrua nga Beogradi dhe se ato “nuk reflektojnë sjelljet e serbëve këtu”.

- Advertisement -

Këto sulme, Sveçla tha se “kanë pasur qëllim ta rrezikojnë jeten e policeve dhe t’i frikesojne qytetarët”.

“Suimi i Rusisë ndaj Ukrainës është më shumë sesa një suIm ndaj Ukrainës. Është sulm që e vë në rrezik një pjesë të madhe të shteteve, përfshirë edhe ndikimin e këtij suImi në shumë dimensione në vendin tonë”, tha ndër tjerash ministri i Brendshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit