1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Xhemajli paralajmëron për “vërshim” vaksinash

Rekomandime

Hulumtuesja e politikave shëndetësore, Hana Xhemajli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në Kosovë do të vijnë një numër i madh i vaksinave prej BE-së dhe aleancave të ndryshme që kanë premtuar përkrahje për vendet në zhvillim.

Ajo ka treguar se cilët persona janë në plan që të vaksinohen.

- Advertisement -

Përmbi 18 vjet. Ka diskutime që duhet të vaksinohen edhe personat 12-18 vjet por kjo është faza fillestare. Më pëlqen që pandemia është në fokus dhe po trajtohet me seriozitetin që e ka. Nga ajo që kemi parë në hartimin e strategjive Kosova do të ketë numër të madh të vaksinave se sa rajoni. Ardhja e vaksinave dhe vaksinimi i popullatës janë dy gjëra të ndryshme. Vaksinat mund të vijnë këtu por vaksinimi duhet të ndodhë sa më shpejt. A jemi të gatshëm të vaksinojmë gjithë popullatën nëse nuk ka vaksinim nuk ka dalje prej pandemisë dhe dalje prej të gjitha problemeve që i ka Kosova”, ka thënë ajo.

Xhemajli ka treguar edhe sa persona duhet të vaksinohen në Kosovë.

“I kemi 1.2 milionë persona që duhet të vaksinohen. Faza e parë i ka përfshirë stafin mjekësorë dhe personat mbi 75 vjec”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit