8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Xherdan Shaqiri ‘shpërthen’ për shkak të minutazhit të ultë, i drejtohet trajnerit me këtë mesazh

Rekomandime

Ylli i Liverpoolit Xherdan Shaqiri ka treguar se është duke ndjerë keq për mungesën e minutazhit nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp këtë edicion.

- Advertisement -

27-vjeçari nga Kosova është paraqitur vetëm si rezervistë këtë edicion, duke luajtur nga pjesa e dytë në ndeshjet ndaj Manchester Cityt, Burnleyt dhe Newcastles, shkruan Zëri.info.

Derisa Shaqiri refuzon ta kritikojë Kloppin për minutazhin e ultë, ai thotë se është ndjerë i frustruar në javët e fundit.

“Nuk është e lehtë për mua. Unë jam i frustruar paksa”, tha ish-futbollisti i Bayern Munich për “Teleclub’.

- Advertisement -

Image
“Më duhet ta përballoj këtë dhe ta pranoj, unë isha gjithnjë në skuadër”, vlerësoi Shaqiri.

“Nuk mund t’i kërkoj trajnerit të luaj në çdo ndeshje”, potencoi mesfushori gjilanas.

- Advertisement -

Pavarësisht frustrimit të tij, Shaqiri insiston se ai është i lumtur në Liverpool.

“Ndihem shumë rehat këtu. Ne kemi një trajner të mrekullueshëm dhe ndihemi sikur në familje”, shtoi Shaqiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit