2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Xhuli e qartëson deklaratën për Azem Galicën: Jam munduar të them Fehmi Lladrovci

Rekomandime

Javën që lamë pas Xhuli bëri një deklaratë në lidhje me shoqërinë e babait të vet me heroin Azem Galica.

Ajo kishte thënë se babai i vet e ka pasur në klasë Azem Galicën.

- Advertisement -

Sonte në “darkën e finalistëve”, ajo e sqaroi pse bëri këtë huqje.

Ajo tha se e kishte pasur fjalën për Fehmi Lladrovcin, ku kërkoi mirëkuptim nga publiku, me arsyetimin se qëndrimi i gjatë në izolim mund të bëhen edhe lëshime të tilla.

“Jam munduar të them Fehmi Lladrovci e jo Shotë e Azem Galica, por duhet të na kuptoni edhe neve se jemi që tre muaj e gjysmë në Big Brother publik i dashur, dhe shpeshherë ndoshta edhe gabojmë me vjet e me emra por ju dua shumë dhe e di që më keni kuptuar në këtë situatë, ju dua shumë”, u shpreh Juliana.

- Advertisement -

“Po, po vec ty duhet të të kuptojnë”, u iu kundërpërgjigj Artani.

Derisa edhe Stresi e kundërshtoi duke i thënë se atë deklaratë e kishte përsëritur disa herë.

- Advertisement -

“Pyetja ka qenë shumë e qartë, e ke thënë mbi dhjetë herë. Edhe maicat liria ka emër i ke marrë e i ke shtruar si çebe. Këtu po na shitni fore, ato shitni në tregun e gjelbër e jo këtu”, u shpreh Stresi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit