Bayern Munich mbrëmë pa ndonjë vështirësi e mposhti Crvena Zvezdën në shtëpi me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët dominuan tërë takimin, ndërsa ishte Thomas Muller, ai që realizoi një gol tejet të bukur pas një skeme fantastike nga gjuajtja e lirë, shkruan Reporteri.
Alcantara dhe Kimmich po qëndronin tek topi, derisa spanjolli zuri në gjumë skuadrën serbe dhe me mjeshtri pasoi te Muller, i cili më pas shënoi për 3-0.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni skemën brilante të Bayern Munichut që në fund u shpërblye me gol, gjithashtu e keni edhe reagimin e portierit të Zvezdës, i cili desh u çmend pas reagimit të shokëve të tij.