-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ylli afgan i muzikës largohet nga Afganistani me një avion amerikan

Rekomandime

Këngëtarja më e suksesshme femër e Afganistanit arriti të largohet nga vendi me një avion amerikan. Aryana Sayeed, këngëtare dhe anëtare jurie e emisionit “The Voice”, shkroi në rrjetet sociale se ishte mes personave fatlumë që kishin arritur të largoheshin të mërkurën nga vendi, ndërkohë që taIebanët tashmë nanë akomoduar në Kabul.

- Advertisement -

“Jam shëndoshë e mirë dhe gjallë, pas disa netësh që nuk do t’i harroj kurrë. Arrita në Doha dhe po pres të arrij në Stamboll”, shkroi 36-vjeçarja për 1,3 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërsa më pas njoftoi se kishte mbërritur në Turqi. Sayeed gjithmonë ka mbështetur u.htrinë afgane në publik para rikthimit të taIebanëve në pushtet.

Megjithatë, figura të tjera të spikatura, si Salima Mazari, e cila ishte edhe guvernatorja e parë femër në Afganistan, nuk kanë pasur të njëjtin fat. Sipas raportimeve ajo është a.restuar nga taIebanët dhe mbëshgtetësit e saj thonë që edhe mund të ek.ekutohet.

- Advertisement -

Pasi premtuan fillimisht se do të respektonin të drejtat e grave dhe do të lejonin që ato të ishin më të përfshira në jetën publike, gjithnjë në përputhje me ligjet islamike, talebanët tani thonë që do të jenë klerikët e lartë ata që do të vendosin nëse gratë dhe vajzat do të mund të shkojnë në punë, apo në shkollë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit