1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Yllka Gashi humb personin më të dashur

Rekomandime

Aktorja Yllka Gashi, mbrëmë gjatë orëve të vona ka humbur një nga personat më të dashur në jetën e saj.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për babanë e saj, Hafiz Gashi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë vajza, Donika.

Donika përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se varrimi i të ndjerit bëhet sot rreth 15:00 në varrezat të Xhamia e lagjës Suteskë, në Mramor.

Po ashtu ka cekur se për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).

- Advertisement -

Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.

Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.

Të pikëlluarit:

Bashkëshortja Vahidja, fëmijët: Donika, Iliriana, Fllanza, Yllka dhe Ademi, mbesat e nipat dhe mbarë familja Gashi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit