18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Zafir Berisha reagon për vjedhjen 2 milionëshe: Me snajperën time të luftës nuk mund ta ruaj çdo institucion

Rekomandime

Koordinatori Nacional për sulme kibernetike, Zafir Berisha, i ka reaguar Agron Demit nga Instituti “GAP”, i cili e bëri përgjegjës për vjedhjen e dy milionë eurove, për shkak të detyrës që Berisha e ka për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Berisha, ka shkruar në Facebook se vjedhja e dy milionë eurove nuk mund të quhet sulm kibernetik për shkak që siç thotë ai vjedhja ka ndodhur nga “hajni i shtëpisë”.

- Advertisement -

Postimi origjinal i Zafir Berishës:

Raca e poshtër e sojit të Agron Demit po mundohen me u bërë interesant dhe lajm duke e lakuar emrin tim!

“Hajni i shtëpis” sipas mendimit tim nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milion eurove në ministrinë e znj Bajrami, po delë të është bërë nga dikush mbrenda i cili e ka shfrytezuar “pauzën” për të ndërhy nëpër fjalekalime në sistemin e thesarit.

- Advertisement -

Nëse unë jamë koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni.

Detyra që jamë duke bërë është që Kosova urgjenitishtë të ketë ligjin për Siguri Kibernetike, që për fatin e keqë deri tash i mungon dhe përmes ligjit të krijojmë autoritete të veqant për siguri kebernetike.
Zafa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit