13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Zafir Berisha thotë se NISMA do të hyjë e vetme në zgjedhje: Do t’i marrim mbi 55 mijë vota

Rekomandime

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, thotë se me shumë gjasë, partia në të cilën gjendet, do të hyjë e vetme në garën zgjedhore, që pritet të mbahet shumë shpejt.

- Advertisement -

Në një bisedë për Gazeta Blic, Berisha mohon zërat se NISMA ka qenë duke diskutuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të hyrë së bashku në procesin zgjedhor.Thotë se asnjëherë nuk ka pasur bisedime e as negociata me partinë e Isa Mustafës, për të bërë koalicion parazgjedhor.

“99 për qind të gjasave janë që NISMA Socialdemokrate të hyjë e vetme në zgjedhje. Nuk kemi pas diskutime me LDK-në për koalicion parazgjedhor dhe synojmë t’i marrim mbi 55 mijë vota”, ka thënë Berisha për Gazeta Blic.Nisma Socialdemokrate, ka qenë pjesë e qeverisë Hoti.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 6 Tetor, partia që drejtohet nga Fatmir Limaj, pati bërë koalicion parazgjedhor me AKR-në e Behgjet Pacollit.

- Advertisement -

Në anën tjetër, deri më tani, ende nuk është konfirmuar asnjë koalicion parazgjedhor, për zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen javëve në vazhdim.Diskutime ka pasur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe listës që udhëhiqet nga Vjosa Osmani, për të garuar së bashku në zgjedhje.

Gjithashtu, pranë koalicionit duket se janë LDK dhe AKR.Ndërsa, në PDK janë shprehur të vendosur që të garojnë të vetëm në zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit