1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zbardhen taktikat e LDK’së që të shpëtojë nga humnera përmes Ukë Rugovës

Rekomandime

Burime të sigurta mbrenda LDK-së tregojnë së shumë shpejt do të takohen më Familjen Rugova dhë ti ftojnë që të jene pjesë e LDK-së në zgjedhjet e ardhshmë që pritet të mbahen në fillim të shkurt-it.

- Advertisement -

Edhe në zgjedhjet e vitit 2019 LDK i kishte bërë ftesë Familjes Rugova por ata ishin deklaruar së mbështesin LDK-në por as një antarë i tyre nuk do të kandidojnë për deputet.

Në këto zgjedhje pritet që Ukë Rugova ti rikthehet politikës, pas shpalljës së pafajshëm në një proces gjyqësor që kishte të bënte me vizat.

Rugova ishte edhe më herët deputet përmes të ashtuquajturës Lista Rugova që atëbotë bashkëpunonte me AAK’në dhe ishte futur në koalicion me të.

- Advertisement -

Ai njihej për afërsi edhe me liderin e atëhershëm të PDK’së, Hashim Thaçin. Madje, ishte pikërisht Teuta Rugova, motra e tij dhw pinjollja e familjes e cila në cilësinë e deputetes së LDK’së kishte qëndruar në sallë kur zgjedhej presidenti me 2016.

Me atë veprim, aho ia kishte mundësuar Thaçit, dikur kundërshtarit më të madh të babait të saj, të bëhej president. Presionet thuhek se kishin ardhur pikërisht nga vëllau i saj, Uka.

- Advertisement -

Ukë Rugova gjithmobë ka pasur bashkëpunërorë të ngushtë ish ministrin e Kulturës, Astrit Haraçinë dhe ish ministrin e Ambientit, Dardan Gashin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit