-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Zbehen shpresat për vizat

Rekomandime

Ndonëse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten të izoluar, Këshilli i BE-së, përgjegjës për heqjen e vizave thonë se nuk e kanë në agjendë liberalizimin e vizave për kosovarët, raporton “Zeri.info”

Kështu bëjnë të ditur burime të “Zërit” në Këshillin e BE-së, të cilën vlerësojnë se diskutimet për heqjen e vizave për Kosovën gjenden ende në nivel teknik të Këshillit dhe se nuk parashihet të evoluojnë tutje.

- Advertisement -

Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë mbetur në nivelin teknik brenda Këshillit. Nuk mund të spekuloj se kur kjo mund të diskutohet ose kur mund të merret një vendim. Sidoqoftë unë mund ta konfirmoj se aktualisht nuk parashihen diskutime për këtë temë në Këshill”, ka thënë zyrtari i BE-së.

Ndërkohë tutje ky burim theksoi se vendimi për heqjen e vizave bazohet në përmbushjen e kritereve legjislative dhe institucionale që BE i ka përcaktuar Kosovës.

“Vendimet për liberalizimin e vizave bazohen në përmbushjen e një sërë përcaktimesh legjislative dhe institucionale, siç përcaktohen në hartën e rrugës për liberalizimin e vizave të paraqitur në vitin 2012. Nuk më takon mua të gjykoj nëse janë përmbushur këto kritere”, është shprehur tutje ky burim.

- Advertisement -

Në anën tjetër Komisioni Evropian që i ka dhënë dritën e gjelbër procesit të heqjes së vizave për Kosovën që nga korriku i vitit 2018, theksoi se mbeten në vlerësimin e njëjtë.

Në një përgjigje për “Zërin” nga ky Komision deklaruan se shtetet anëtare të BE-së janë vendimtare për heqjen e vizave për Kosovën.

- Advertisement -

Komisioni konfirmoi në korrik 2018 se Kosova i përmbushi të gjitha kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Vlerësimi ynë mbetet i njëjtë.

Pas votimit në Parlamentin Evropian, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të ecin përpara.

Ne i inkurajojmë ata të vazhdojnë me heqjen e kërkesave të vizave për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit