5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Zbulohen fjalët që njeriu Grenell ia tha Thaçit pas përfundimit të konferencës

Rekomandime

Menjëherë pas përfundimit të konferencës për media në një restorant në Prishtinë të mërkurën, emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka thënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se atij do t’i duhet të jetë i ashpër ndaj Kosovës dhe Serbisë në negociata.

Grenell i tha kështu presidentit Thaçi menjëherë pas përfundimit të konferencës, dhe fjalia e tij u regjistrua nga një mikrofon i mediave që kishte mbetur në tavolinën e darkës.

- Advertisement -

“Ne do të duhet të jemi të ashpër në të dyja anët”, ka thënë Grenell, teksa ka vazhduar duke thënë se ai dëshiron zhvillim ekonomik për të dyja vendet, transmeton kosovapress.

Thaçi, duke iu përgjigjur Grenellit, i ka thënë ambasadorit amerikan në Gjermani se “nëse doni suksesin, atëherë po”, duke aprovuar konstatimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit