12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Zbulohet eskorta e Erdoganit në Shqipëri, ambulanca, polici dhe dhjetëra makina shoqëruese

Rekomandime

Eskorta e Presidentit të Turqisë Rexhep Taiyp Erdogan, i ngjan një karvani të gjatë lëvizës, të blinduar dhe luksoz. Në këtë eskortë përveç “super bishës” “Mercedez Benz S Class” me të cilën lëviz vetë presidenti Erdogan, janë edhe 7 makina “Benz” super luksoze si dhe 39 makina shoqëruese.

Rrugën përpara e çajnë 4 motorë të policisë së shtetit ndërsa, pas vijnë makina të tjera të sigurisë. Në mes të eskortës ndodhet 8 “benz-at” luksoz ku në njërin prej tyre lëviz presidenti turk.

- Advertisement -

Po ashtu pjesë e eskortës janë edhe autoambulanca për çdo rast nevoje, si dhe 4 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Shteti Shqiptar ka marrë masa të theksuar për të ruajtur presidentin Erdogan. Shumë akse rrugore janë bllokuar, ndërsa policia ka blinduar rrugët me qindra postblloqe në të gjithë intinerarin që ka ndjekur eskorta e presidentit turk.

Kujtojmë se vetë Presidenti turk Erdogan lëviz me makinat e tij gjatë vizitës disa orëshe në Shqipëri. Bëhet fjalë për makinën luksoze të tipit “Mercedes-Maybach” S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit