8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Angli, infektohen mbi 1000 persona

Rekomandime

Një variant i ri koronavirusit që po rritet me shpejtësi është gjetur në disa pjesë të Anglisë.

- Advertisement -

Lajmin e ka dhënë sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock para deputetëve. Sipas tij 60 autoritete të ndryshme lokale kishin regjistruar infeksionet Covid të shkaktuara nga varianti i ri.

Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte njoftuar dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bënin studime të hollësishme.

Ai theksoi para deputetëve se gjatë javës së fundit, kishte pasur rritje eksponenciale të infeksioneve të koronavirusit në të gjithë Londrën.

- Advertisement -

“Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1.000 raste me këtë variant kryesisht në Jug të Anglisë edhe pse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal.

Ne nuk e dimë nëse kjo rritje është për shkak të variantit të ri, por pa marrë parasysh shkakun e saj, ne duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare, të cilat janë thelbësore për të kontrolluar këtë sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa vaksina është shpërndarë.”

- Advertisement -

Prof Alan McNally, një ekspert në Universitetin e Birmingham, tha se laboratorët e testimit në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë këtë variant të ri në javët e fundit. Ai i tha BBC-së se kjo nuk do të thotë se është më i transmetueshëm, apo më infektiv dhe më i rrezikshëm, por duhet monitoruar.

“Le të mos jemi histerikë. Kjo nuk do të thotë se është më i transmetueshëm, apo më infektiv ose i rrezikshëm. Është diçka që duhet monitoruar”.

“Përpjekje të mëdha po bëhen për të karakterizuar variantin dhe për të kuptuar shfaqjen e tij. Është e rëndësishme të ruhet qetësia dhe racionaliteti mbi llojin, pasi ky është evolucion normal i virusit dhe ne presim që variante të reja të vijnë e të shkojnë dhe të shfaqen me kalimin e kohës”, sqaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit