2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zbulohet ‘oferta’ që Gjykata Speciale ia bëri shtetit të Kosovës për lirimin e Thaçit e të tjerëve

Rekomandime

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shprehur qëndrimin se ekzistenca e një Shteti të Tretë mund të shihet si “ofertë” vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht.

- Advertisement -

“Një ofertë e tillë mund të jetë më precize dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, duke ndjekur ato logjika e argumentit të Panelit, atëherë mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për çështje dhe oferta e Shtetit të Tretë në asnjë mënyrë nuk e garanton atë se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë vetëm dua të ngre ndërgjegjësimin, domethënë se një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet nga garancitë, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibër në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohetserioyisht nga gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegji kompetent”, thuhet në vendimin e Dhomës së Apelit të nënshkruar nga gjyqtari Judge Kai Ambos, në lidhje me apelimin për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në rastin e apelimit për lirim me kusht të Kadri Veselit, paneli i Dhomës së Apelit thotë se garancitë shtetërore mund të kenë peshë të konsiderueshme në mbështjetjen e një apikacioni për lirimin e përkohshëm.

“Ato nuk janë të disponueshme dhe Gjyqtari i procedurës paraprake është i detyruar të marrë në konsideratë të gjithë faktorët relevant të cilët pritet të marrin parasysh para se të arrijnë në vendimin për lirim të përkohshëm. Gjyqtari i procedurës paraprake ende duhet të vlerësojë peshën që duhet të jetë dhënë për garanci të tilla në dritën e rrethanave të kësaj çështje, dhe më shumë veçanërisht në dritën e natyrës gjenerike dhe thjesht përshkruese të garancisë të siguruara nga Policia e Kosovës”, thuhet në vendimin e panelit të Apelit.

- Advertisement -

Në vendimin për refuzimin e lirimit me kusht të Rexhep Selimit nuk u përmend çështja e garancisë.

Një ditë më parë, Apeli publikoi vendimet refuzuese në lidhje me aplikimet e Thaçit, Veselit dhe Selimit për lirim me kusht apo të përkohshëm.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit