17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Zbulohet takimi i fshehte i Vuçiqit me mitropolitin Amfillohije, merret vesh edhe çka janë dakorduar

Rekomandime

Sipas raportimit të agjensisë Sputnik në Beograd para dy ditësh kanë pasur takim sekret kryetari i Serbisë Aleksanar Vuçiq, mitropoliti i Malit të Zi Amfilohi dhe peshkopi Joaniki.

- Advertisement -

Nuk është ende e qartë pse ky takim është bërë në mënyrë të fshehtë por është e qartë që Vuçiq e Amfilohi dëshirojnë ti rilaksojnë raportet mes tyre pasi u kuptua që Millo Gjukanoviq do të largohet nga pushteti.

Të Ju rikujtojmë qe mitropoliti i Malit të Zi ishte angazhuar aktivisht në fushatën parazgjedhore duke i stimuluar e kushtëzuar qytetarët që të votojnë kundër Gjukanoviqit e pro forcave proserbe e proruse, gjë që i ka konvenuar edhe Vuçiqit i cili e përkrah opcionin e njëjtë politik për Mal të Zi si edhe mitropoliti malazias.

Mosmarrëveshjet e fërkimet mes Vuçiqit e Amfilohut kishin filluar rreth Kosovës dhe mitropoliti madje e kishte quajtur Vuçiqin tradhtar i cili:”Me sjelljet e e veprimet e veta tregon që do ta tradhton Kosovën”.

- Advertisement -

Është e qartë që Amfilohu nuk mendon më ashtu meqë takimi ka kaluar në një atmosferë të ngrohtë.

Posaçërisht është theksuar me këtë rast nevoja që Serbia e Mali i Zi duhet të kultivojnë raporte gjithëpërfshirëse dhe, si shtete më të afërta fwinje, fuqimisht duhet ta mbështesin njëri tjetrin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit