1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Zbutet Albin Kurti: Lista Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnik tash

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lista Serbe është krijuar si rezultat i një marrëveshje mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit disa vite më parë kur të dytë mbanin pozitat e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht.Gjithsesi, duket se Kurti ka ndërruar qasje sa i përket këtij subjekti politik.Në të kaluarën ai i kishte quajtur ata të dirigjuar nga Beogradi dhe “parti-shtet”, duke thënë se në asnjë mënyrë ata nuk do të jenë në Qeverinë e tij. Po ashtu, Kurti kishte shkuar aq larg sa i quante ata “çetnikë”

- Advertisement -

Mirëpo gjatë një interviste në KTV, Kurti ka thënë se asnjëherë nuk kishte thënë se Lista Serbe nuk do të futej në Qeveri, dhe hyrja e tyre tani në dy ministri është falë Kushtetutës së Kosovës.
“Lisa Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnik tash”, ka thënë Kurti.“Ne kemi bërë ndryshime. Tani nuk ka më zëvendëskryeministër serb siç ka pasur gjithmonë”, shtoi ai.

Tutje, Kurti ka thënë se minishengeni ballkanik është qëllim i Serbisë për të krijuar Jugosllavinë e katërt.“Dhjetë ditë kalendarike kanë qenë edhe dhjetë ditë punë dhe me të vërtetë s’jemi ndalur. Në Shqipëri është edhe më e kollajshme të bëhet vizita e parë pasi jemi aq afër, e aq të afërt, e pas kësaj do të shkojë në Gjermani e Londër e të tjera. Më ka marrë nja dy ditë t’ia shtrëngoj dorën secilit në kryeministri”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit