4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Zëdhënësi i KEDS-it flet rreth deklarimeve të Molliqajt për prishjen e qëllimshme të blloqeve të KEK-ut

Rekomandime

Zëdhënësi i KEDS-it në një konferencë për media ka folur rreth deklarimeve të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, se dy blloqe të KEK-ut janë prishur në mënyrë të qëllimshme nga KEDS-i, menaxhmenti i ri i KEK-ut dhe Qeveria e Kosovës.

Buzhala ka thënë se pretendimet e Molliqajt janë absurde derisa ka shtuar se me deklarimet e Molliqajt po merret edhe zyra ligjore e KEDS-it.

- Advertisement -

“Me pretendimet e tij është duke u marrë zyra jonë ligjore. Është konstatim absurd. Do të sqarohet kjo çështje në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Buzhala

Molliqaj sot në konferencë për media ka deklaruar se nga burimet brenda KEK-ut janë informuar se blloqet A3 dhe A5 janë prishur me qëllim.

“Në bazë të burimeve tona brena KEK-ut janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara që e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur. Sipas burimeve tona 10 ditë më parë ka pasur rënie të Bllokut A3 dhe A5, kishte mungesë të shtuar të energjisë elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e Bllokut A3 dhe A5 brenda ditës duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i”, ka thënë Molliqaj sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit