1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zëdhënësi i KEK-ut jep detaje për zhurmat që u dëgjuan mbrëmë në Prishtinë

Rekomandime

Mbrëmë shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin për një zhurmë të çuditshme që e kanë dëgjuar në mesnatë. Shkaktar i kësaj zhurme, ka qenë një prishje në njësinë A4 të KEK-ut.

- Advertisement -

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë për Gazetën Express se kjo zhurmë nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Bucolli tha se zhurmën ka ndodhur për shkak të shkyçjes së njësisë A4 nga rrjeti për shkak të lidhjës së shkurtë e stabilimentit të KOSTT-it.

Ai tha se raste të tilla ka pasur edhe më herët, derisa shtoi se është duke u punuar që të rregullohet defekti.

- Advertisement -

“S’ka diçka për t’u shqetësuar. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak të lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, njësia A4 është shkyç nga rrjeti dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Këso raste kanë ndodhur edhe më herët. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion” tha Bucolli për Express.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit