0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zëdhënësi i PDK-së: Serbia po përfiton nga papjekuria e qeverisë së Kosovës dhe po krijon struktura paralele

Rekomandime

Zëdhënësi për media i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar pas situatës së krijuar në veri me futjen në Karantinë të këtyre komunave nga autoritetet serbe.Bytyçi thotë se situata politike e krijuar në vend ka bërë që të përfitojë Serbia .“Kjo situatë çoroditjeje në Prishtinë e kombinuar me papjekurinë e kësaj qeverie, i ka dhënë mundësi Serbisë që të shfrytëzojë situatën dhe të rikthejë e forcojë strukturat paralele duke dëmtuar rëndë shtetin tonë” shkruan Bytyçi në Facebook raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, ka tërhequr tashmë disa herë vëmendjen për papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e kësaj qeverie të shkarkuar, përkundrejt menaxhimit të krizës së pandemisë.Po ashtu, kemi ngritur zërin për rreziqet që vijnë si pasojë e vakumit institucional të shkaktuar prej konfliktit të dy partnerëve të qeverisë së shkarkuar.

Kjo situatë e paprecedentë ka bërë gjithashtu që ne të humbim përqendrimin tonë për sa i përket ballafaqimit me politikën agresive dhe synimet dashakeqe të Serbisë.Me këtë qasje dhe këtë mendësi të lojërave meskine politike brenda vendit e kundër njeri-tjetrit, e kemi dobësuar shtetin tonë dhe kemi forcuar Serbinë.

- Advertisement -

Kjo situatë çoroditjeje në Prishtinë e kombinuar me papjekurinë e kësaj qeverie, i ka dhënë mundësi Serbisë që të shfrytëzojë situatën dhe të rikthejë e forcojë strukturat paralele duke dëmtuar rëndë shtetin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit