2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zëdhënësi i PDK-së thotë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë ideologë të organizatës Syri i Popullit

Rekomandime

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë ideologët e grupit terrorist “Syri i Popullit” që u dënuan sot nga sistemi i drejtësisë.

Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, Bytyçi ka thënë se ideologët kryesorë politikë e ideologjikë të “Syrit të Popullit” janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja.

- Advertisement -

Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli”, ka thënë Bytyçi.

Bytyçi ka shkruar se është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan.


Postimi i plotë i Avni Bytyçit:

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit terrorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej – se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vrasje kundërshtarët politikë, duke filluar nga PresidentiHashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja. Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, kur sot qytetarët prisnin nga VV distancim e kërkim falje nga kjo ieologji, ndodhi e kundërta – ata mbrojtën zyrtarisht këtë organizatë terroriste. Është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan. Sidoqoftë, Vetëvendosje le ta bëjë sa më parë Qeverinë dhe institucionet le të jenë sa më shpejt funksionale. Ne mezi presim t’ia nisim opozitarizmit dhe VV-në ta përballim me këtë temë, si dhe me shumë tema të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit