-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zëdhënësi i PDK’së: Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro

Rekomandime

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, po thotë se liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga zero euro sa ka deklaruar në vitin 2014 pasuria një vit më vonë i është shuar në 85 mijë euro para të gatshme.

Bytyçi ka publikuar të dhëna nga faqja e Lëvizjes “FOL”, dhe ka thënë se pasuria e patundshme e Kurtit nga zero sa ka qenë në vitin 2019 ka shkuar në 400 mijë euro një vit më vonë.

- Advertisement -

“Albin Kurti deri në vitin 2014 ka pasur Zero (0) euro para të gatshme. Për një vit më vonë (2015) i bëri 85 mijë euro, duke mos shpenzuar as edhe një cent nga këto para për tri vitet e ardhshme.

Pastaj, nga viti 2019 deri në vitin 2020 pasuria e tij e patundshme është rritur nga 0 në 400 mijë euro, duke i mbetur 10 mijë euro të tjera të gatzhme + gati 40 mijë euro vetëm pagë vjetor”, ka shkruar Bytyçi në profilin e tij zyrtar.

Zyrtari i PDK’së thotë se Kurti sa më shumë që ka pushtet aq më shumë po i shtohet pasuria.

- Advertisement -

“Sipas deklarimit të pasurisë të vet z. Kurti, sa ma shumë po ka pushtet, aq ma i pasur edhe po bëhet. Këtë nuk po e them unë, por vet deklarimi i tij i pasurisë”, ka shtuar tutje.

Bytyçi thotë se një gjë e tillë vlen edhe për figura tjera të VV’së, meqë sipas tij, jo rasisht kanë dalë grupi më I pasur parlamentar në legjislaturën e fundit.

- Advertisement -

“Ky parim vlenë edhe për shume figura të tjera të Lëvizjes Vëtëvendosje, jo rasisht ishin grupi parlamentar më i pasur në legjislaturën e kaluar”, ka përfunduar Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit