10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

​Pashk Buzhala: Madhështore, por edhe e pazakontë! Ndodh vetëm në Klinë!

Rekomandime

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Pashk Buzhala ka shprehur një falënderim të madh për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, të cilët nuk i zuri salla gjatë tubimit zgjedhor të PDK-së në Klinë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se simpatizantët dhe përkrahësit e shumtë të PDK-së, i detyruan kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë Sokol Bashotën dhe kryeministrin e ardhshëm Kadri Veselin që t’i mbajnë dy takime dhe dy fjalime.“Shkaku: Salla e Kulturës në Klinë ishte shumë e vogël për anëtarët, përkrahësit dhe për simpatizantët, dhe një numër i madh i tyre mbetën jashtë sallës! Faleminderit Klina ime! Falënderim i madh për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së! Bashkë drejt fitores së madhe të PDK-së, që do të ndodhë më 6 tetor! #KADRIVESELI #KRYEMINISTËR!”, shkruan Buzhala.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit