7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zëdhënësi i Telekomit konfirmon aksionin e policisë, jep detaje për rastin

Rekomandime

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Telekomin e Kosovës.

Menduh Abazi, zëdhënës në Telekomin e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjen në Telekom duke thënë se bëhet fjalë për një kallëzim penal që vetë ata e kishin inicuar ndaj një kompanie me pronar maqedonas në lidhje me dyshimet për mashtrim, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Telekomi i Kosovës ka iniciuar një kallëzim penal për një dyshim për mashtrim që ka ndodhur muaj më parë.

Menjëherë kemi njoftuar organet kompetente dhe hetimet kanë filluar muaj më parë. Sot policia ka kryer pjesën e saj të punës, ka ardhë dhe ka marrë informacionet e nevojshme”, ka thënë ai.

Abazi ka thënë se personi i dyshuar është nga Maqedonia dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjersa dëmi që dyshohet se i ka shkatuar kompanisë është 100 mijë euro.

- Advertisement -

Është hera e parë që ne po e iniciojmë rastin dhe është për të ardhur mirë që kaq shpejtë ka ndodhë bastisja.

Ne kemi qenë vetë inicues dhe bashkëpunues.

- Advertisement -

Dyshimi për mashtrim është mbi 100 mijë euro.

Rasti është inicuar në fund të viti të kaluar. Personi i dyshuar është i Maqedonisë.

Rasti siç e kam lexuar është nga Maqedonia dhe është arrestuar në Ferizaj”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit