Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, ka akuzuar kryeministrin Kurti për deklaratat për dialogun të bëra sot në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Halimuit, dialogu kërkon qasje serioze, të përkthyer në një platform të qartë që do duhej të prezantohej në Kuvendin e Kosovës.
Ajo thotë se fjalimet e sotme të Kurtit për ecurinë e këtij procesi janë ikje nga përgjegjësia si dhe shtrembërim i së vërtetës.
Postimi i plotë i Halimit në Facebook:
Çështja e dialogut të Kosovës me Serbinë, kërkon një qasje serioze, e përkthyer në krijimin e një platforme të qartë, që deri tashti do të duhej prezantuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Deklaratat e sotme të fjalimeve ‘metaforike’ të kryeministrit mbi ecurinë e këtij procesi dhe takimin e ardhshëm që pritet të mbahet nga mesi i qershorit është jo vetëm ikje nga realiteti e përgjegjësia, por edhe shtrembërim i së vërtetës