1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zelensky kërkoi të godasë Kremlinin nëse Rusia godet Zyrën e Presidentit të Ukrainës

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje botës që të godasë Kremlinin nëse Rusia godet qendrat vendimmarrëse të Ukrainës, në një interviste për kanalet televizive kanadeze CTV dhe CBC.

“Në rast se Rusia nis një sulm bërthamor në Zyrën e Presidentit të Ukrainës, bota duhet t’i përgjigjet me një goditje qendrës vendimmarrëse në Federatën Ruse”, tha Zelensky.

- Advertisement -

Sipas liderit ukrainas, nuk ka rëndësi nëse Ukraina është një vend i NATO-s apo jo.

Më herët, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton , tha se Putini do të bëhej një objektiv legjitim nëse Rusia përdor armë bërthamore dhe do të firmoste notën e tij vetëvrasëse. Ai sqaroi se presidenti rus është qendra e vendimmarrjes dhe kontrollit të ushtrisë ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit