11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Zemaj deputetëve të VV’së: Jam nip i Mic Sokolit, kemi fituar beteja, ju jeni shëtit me paramilitarë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj u është përgjigjur kritikave të shumta të deputetëve të Vetëvendosjes për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19, me të kaluarën gjatë luftës.

- Advertisement -

Tha se ‘edhe kjo ka të bëjë me pandeminë’ dhe akuzoi deputetët e VV’së për ‘shëtitje me paramilitarë’ në kohën e luftës në Kosovë.

“Unë jam Armend Zemaj, mbiemri Zemaj është tmerr edhe ka qenë tmerr për forcat paramilitare serbe në Kosovë. Jam nipi i Rexhep Sadrisë prej babe, prej nane jam nipi i Mic Sokolit, stërnip i Osë Dautajt të Isniqit, stërnip i bajraktarit të Vranocit”, tha Zemaj në Kuvendin e Kosovës.

“Po hajde tregomni ju kush jeni edhe trashëgimia juaj se kush jeni”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Edhe kjo ka të bëjë me pandemi. Me tesha të zeza i kemi vesh ata që e kanë gjakosë popullin shqiptar në beteja të famshme të fituara kur ju jeni shëtit rrugëve të Prishtinës bashkë me qata paramilitarë”, përfundoi ai.

Ndërkohë, deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj tha se ata respektojnë familjet e atyre që kontribuan për vendin. Por pati një kërkesë për Zemajn.

- Advertisement -

“Mos ju drejtoni Grupit Parlamentar të VV’së në kuptimin, që siç ju drejtohej një parti si spiuna. Krejt ajo çka unë fola ishte në kuptimin e pandemisë. Mos të kalojmë në nivele të tjera të debatit se nuk është e hijshme”, tha Rexhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit