1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zemaj fajëson Qeverinë për rritjen e rasteve: Ministri dhe Kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus

Rekomandime

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se qeveria është fajtore për rritjen enorme të rasteve me Covid-19.

Ai tha se zyrtarët qeveritarë u thanë njerëzve se e kishin mposhtur virusin, derisa të njëjtit kritikonin ish-Qeverinë Hoti në kohën kur kishte rritje të rasteve.

- Advertisement -

“500 punëtorë shëndetësorë u pushuan nga puna. Masat u ulën. Njerëzit i ulën duart poshtë pasi u tha se nuk kishte më virus. Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus. Nuk kishte më deklarime mediale që tu thonin njerëzve se kujdesi dhe analizimi i ngjarjeve po vazhdonte. kishte pauzë. Dhe kjo pauzë po na kushton”, tha ai.

“U krijua disbalancë e tmerrshme menaxheriale në monitorimin e situatës me Covid-19. Nuk eshte e vertete që thonë se qytetarët i kishin fajet”, përfundoi Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit