2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zemaj thotë se numri u rrit pas ardhjes së qytetarëve nga jasht

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në dy ditët e fundit, ka njoftuar se nëse vazhdohet me përkeqësim të situatës, janë të detyruar të shtrëngojnë masat.

- Advertisement -

Zemaj derisa ka folur për 100 ditëshin e punës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë, është zotuar se përkundër sfidave me pandeminë, e kanë mbajtur nën kontroll menaxhimin e kësaj situate.

Ai tha se fluksi i ardhjes së qytetarëve tanë nga vendet me rrezik më të lartë, kanë bërë që të ketë një rritje, e cila nga ne kërkon angazhim dhe kujdes maksimal.

“Pas njëqind ditë pune, mund të themi se përkundër sfidave të mëdha dhe marrjes së detyrës në

- Advertisement -

një fazë të hapjes së parakohshme, ja kemi dalë të kemi nën kontroll pandeminë Covid-19 në

Kosovë dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë gjallë jetën edhe në rrafshin sociale e ekonomik.

- Advertisement -

Megjithatë, sot është momenti për të tërhequr vërejtjen se rezultate e mira të shënuara kohëve

të fundit rreth Covid-19, duhet t’i përkthejmë në aktivitete konkrete për ta mbajtur nën

kontroll pandeminë.

Në dy ditët e fundit kemi pasur rritje të rasteve me Covid-19, që na jep të kuptojmë se nuk

është momenti për të ulur ritmin e angazhimeve, inspektimeve dhe masave të tjera kundër

këtij infeksioni.

Për më tepër, shohim se mungesa e disiplinës në institucione të ndryshme, komunitet dhe

gjithashtu edhe fluksi I ardhjes së qytetarëve tanë nga vendet me rrezik më të lartë, kanë bërë

që të ketë një rritje, e cila nga ne kërkon angazhim dhe kujdes maksimal.

Në dy ditët e fundit kemi rritje të rasteve me të infektuar me Covid 19: dje kemi pasur 79,

kurse sot 80 raste pozitive nga 764, përkatësisht nga 566 mostra të 24 orëve të fundit.

Prej këtyre rasteve, 21 janë në Prishtinë dhe prej tyre:

4 nxënës,

1 profesor,

1 programer,

1 kontroller i trafikut ajror

1 laborant

2 pensionist,

3 ekonomistë në intitutucione publike

1 auditor

1 amvise

1 mjek

Ministria e Shëndetësisë, Rr.Zagrebi Nr. 60, 10000 Prishtinë| ëëë.msh.rks-gov.net| telefoni: 038 200 24 020|

1 zyrtar i një ambasade të huaj

1 në FSK

1 gazetar dhe

1 polic.

Pra, e shohim që Covid-19 nuk zgjedh profesione dhe nuk bën dallime.

Prandaj, lirimi i masave që është bërë më 25 shtator, është bërë me kushtin që të gjitha

aktivitetet e lejuara, sikur dhe ato që janë lejuar më parë të zhvillohen duke u bazuar

ekskluzivisht në protokollet e udhëzimet përkatëse sektoriale dhe në udhëzimet e Manualit për

ndalimin e përhapjes së Covid-19 dhe duke respektuar masat anti Covid 19.

Nëse nuk veprohet kështu në ditët në vijim, masa të reja shtrënguese janë të domosdoshme.

U bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojmë me disiplinë në:

 Bartjen e maskës

 Ruajtjen e distancës dhe

 Mbajtjen e higjienës.

Tash më lejoni të theksoj disa nga rezultatet e punës së njëqind ditëshit .

Kapacitetet

Rëndësi të madhe i kemi kushtuar ngritjes së kapaciteteve dhe në këtë aspekt, gjatë

menaxhimit të pandemisë kemi mobilizuar përveç QKUK-së dhe disa klinikave të saj edhe

repartet infektive në spitalet e përgjithshme duke vënë në dispozicion rreth 700 shtretër për të

prekurit e Covid-19.

Pas përmirësimit të situatës, klinikat e tjera i janë kthyer funksionit primar, ndërsa Klinika

Infektive dhe Mjekimi Intensiv mbesin qendrat ku vazhdon trajtimi i pacientëve me Covid-19,

krahas spitaleve të përgjithshme, përveç atij të Vushtrrisë.

Në gusht, kam themeluar një Komision për gjetjen e mundësive apo hapësirave të reja

spitalore për pacientë me Covid dhe i njëjti komision, pas hulumtimit të disa hapësirave, ka

konstatuar se objekti më i përshtatshëm për të krijuar hapësira për trajtim të pacientëve me

Covid, është objekti i pa përfunduar i Klinikës Emergjente në QKUK.

Në shtator, pas rekomandimeve të këtij Komisioni dhe pas konsultimeve edhe me Avokatin e

Popullit, kam caktuar këtë klinikë si destinacion të radhës për adaptim për spital Covid-19, me

mundësinë që të pranojë akomodojë rreth 500 shtretër dhe, pas përfundimit të Covid-19, i

njëjti t’i kthehet qëllimit fillestar.

Shtimi i resurseve humane

Luftimi i pandemisë ka qenë i pamundur pa angazhimin e resurseve humane shtesë. Në fillim

të mandatit kemi rekrutuar 200 specialistë shëndetësorë (100 mjekëve -në mesin e të cilave

edhe mikrobiologë, 62 infermierë, 20 inspektorë sanitarë, 4 specialistëve të mikrobiologjisë, 8

laborantëve dhe 6 të tjerëve-staf teknik mbështetës).

Pastaj kemi shpallur konkursin për 1500 specializantë, duke përfshirë këtu edhe rreth 70

vende për kuadrin nga Lugina e Preshevës (konkursi është në përfundim), derisa përmes

riorganizimit të Projektit të Shëndetësisë Kosovare (huamarrja nga Banka Botërore) kemi

Ministria e Shëndetësisë, Rr.Zagrebi Nr. 60, 10000 Prishtinë| ëëë.msh.rks-gov.net| telefoni: 038 200 24 020|

rekrutuar edhe 375 profesionistë të fushave të ndryshme mjekësore dhe staf mbështetës, në

funksion të fuqizimit të kapaciteteve njerëzore profesionale kundër Covid-19.

Testimet

Në rrafshin e monitorimit të situatës epidemiologjike dhe mbajtjes nën kontroll të saj, MSh

dhe IKSHPK kanë vazhduar me forcimin e përgjigjen ndaj pandemisë përmes: gjurmimit

aktiv të rasteve; testimeve; izolimit të rasteve pozitive dhe të kontaktit dhe trajtimit të

prekurve (qoftë në mënyrë spitalore apo tretmanit shtëpiak-vetë-izolimit dy javor).

Sa u përket testimeve, është hartuar dhe miratuar Plani i Veprimit për procedurat e testimit për

Covid-19, me objektiv strategjik: Rritjen e mbulueshmërisë së shkallës së testimeve në

popullatë.

IKSHPK ka sot 6 aparate PCR dhe nga dje ka filluar rritja e ndjeshme e numrit të testimeve,

përmes Grantit të Bankës Botërore është lidhur kontrata edhe për blerjen e 6 aparateve PCR

që do të vendosen në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe kësisoj, po

rrumbullakësohet edhe procesi i decentralizimit të testimeve.

Në sektorin privat gjithashtu janë 126 institucione të cilat kanë licencuar shërbimin e

testimeve, prej të cilave 4 kryejnë testime me PCR.

Përveç aparaturave të reja për PCR të kontraktuara tashmë, jemi të furnizuar me teste dhe

jemi shumë afër të përmbyllim edhe ciklin e sigurt të mbi 200 000 testeve PCR (nga blerjet tona dhe donacionet), që do të na mundësojnë të kemi stabilitet edhe në këtë aspekt të rëndësishëm të menaxhimit të Covid-19″, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit