1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zemaj: Unë s’jam si Arben Vitia “me pru teste prej Serbisë”

Rekomandime

Ministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar në Kuvend, derisa po ballafaqohej me deputetët e Vetëvendosjes, se ai nuk është sikur ministri i kaluar i shëndetësisë, Arben Vitia, i cili, sipas Zemajt, fliste me ministra serbë e nuk tregonte pastaj.

- Advertisement -

“Unë nuk jam sikur ai ministri paraprak me fol me ministrin e Serbisë e mos me iu tregu”, ka thënë Zemaj, kur deputetët e Vetëvendosjes ia vendosën si referencë krahasuese ish-ministrin.

“Unë nuk jam sikur ai ministri paraprak me pru teste të Serbisë”, ka vazhduar Zemaj.

Pasi e ka përfunduar, i kanë replikuar deputetët e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Fitim Uka ka deklaruar se vetë fakti që Zemaj po e krahason vetën me Vitinë “nuk do fare koment”.

Sa për kritikat se si jurist drejton dikasterin e shëndetësisë, ai ka thënë se rasti i ngjashëm është edhe në Gjermani.

- Advertisement -

“Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë është me Shkenca Politike dhe Drejtësi. Kjo është motiv për mua”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit