2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Zemër-derri” e kishte lënë të paralizuar një person pasi e kishte therur me thikë

Rekomandime

Pacienti David Bennett të cilit iu transplantua zemra e derrit ka një histori të errët personale.

Bennet, sot 57 vjeçar, e kishte therur Edëard Shumakerin, atëbotë 22 vjeçar, duke e lënë të paralizuar.

- Advertisement -

Rasti kishte ndodhur në një bar në Maryland më 1988, pasi që Bennett-i e kishte parë gruan e tij të ulur në prehrin e Shumakerit.

Shumaker ishte goditur në shpinë, abdomen dhe gjoks, duke mbetur i palëvizshëm për 19 vjet, dhe duke vdekur dy vjet pasi kishte pësuar sulm në tru, më 2007.

Universiteti i Qendrës Mjekësore të Maryland-it – që e kreu transplantin revolucionar – ka refuar që të tregojë nëse zyrtarët kanë qenë në dijeni për të kaluarën kriminale të Bennett-it, duke thënë se pacienti kishte ardhur në gjendje shumë të rëndë dhe ishte tejet në nevojë për një intervenim të tillë.

- Advertisement -

Mirëpo, ekspertët e etikës mjekësore thonë se ndarja midis sistemit të kujdesit shëndetësor dhe atij ligjor ekziston për një arsye të mirë.

“Principi kryesor në mjekësi është që ta trajtosh këdo që është i sëmurë, pavarësisht se kush është ai”, thotë Arthur Caplan, profesor i bioetikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit