16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Çfarë do të ndodhte me botën nëse do të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda?

Rekomandime

Imagjinoni sikur i gjithë oksigjeni i Tokës të zhdukej. Jo përgjithmonë, vetëm për pesë sekonda.

- Advertisement -

Merrni frymë thellë, ndiheni të kënaqur?

Ajo që po merrni frymë është oksigjeni, që zë afërsisht 21% të atmosferës sonë, me 78% azot. Edhe pse nuk është gazi më i bollshëm në atmosferën tonë, është më i rëndësishmi. Pa oksigjen, bimët, kafshët, uji, dhe ne njerëzit nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Pesë sekonda mund të mos tingëllojë si një kohë e tërë për të qenë pa oksigjen dhe shumica prej nesh mund të kalojë të paktën 30 sekonda pa marrë frymë, kështu që trupi juaj mund edhe të mos e vërejë atë pesë sekondësh dhe frymëmarrja juaj do të mbetej normale prapë.

Por, për gjëra tjera nuk është kështu. Në vetëm 5 sekonda, Toka do të dukej krejtësisht ndryshe. Pa oksigjen, mund t’i thuash lamtumirë Digës Hoover, kupolës së Panteonit dhe çdo gjësë tjetër e bërë nga betoni. Këto struktura do të shemben menjëherë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Oksigjeni vepron si një agjent i veçantë lidhës për betonin. Pa të, betoni është vetëm pluhur. Duke folur për ndërtesat, çdo metal i patrajtuar do të shkrihej menjëherë. Kjo sepse ka një shtresë oksidimi në metale që i pengon ata të bashkohen së bashku. Pa atë shtresë, metalet do të lidheshin menjëherë me njëri-tjetrin. Nëse rastësisht jeni duke pushuar në plazh në atë kohë, presim një djegie të madhe nga dielli. Shtresa e ozonit, mbrojtja jonë ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, është bërë nga oksigjeni. Largoni oksigjenin, dhe Toka do të bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit