9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“3 doza të vaksinës Pfizer efektive kundër COVID-19”

Rekomandime

Doza e tretë e vaksinës Pfizer arrin t’a neutralizojë variantin Omicron, sipas një njoftimi të kompanisë Pfizer dhe BioNTech.

- Advertisement -

Në njoftimin e tyre të parë zyrtar për efektivitetin e vaksinës së tyre kundër Omicron, pas testeve fillestare laboratorike, BioNTech dhe Pfizer raportuan se të dyja dozat e vaksinës prodhonin më pak antitrupa, megjithatë doza e tretë e vaksinës rriti nivelin e antitrupave 25 herë më shumë.

Dy kompanitë cituan gjithashtu se nëse është e nevojshme mund të zhvillojnë një vaksinë në mars të vitit 2022, që do të synojë në mënyrë specifike variantin Omicron.

CEO i Pfizer, Albert Burla, tha: “Është e qartë nga këto të dhëna paraprake se mbrojtja rritet pas marrjes së dozës së tretë.”

- Advertisement -

Ai gjithashtu i bëri thirrje njerëzve të vaksinohen dhe të marrin dozat e treta sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalojmë transmetimin e Covid.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit