1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zenun Elezaj e bënë drejtor njeriun që para pesë muajve u arrestua për korrupsion

Rekomandime

I arrestuar para pesë muajve si i dyshuar për korrupsion e keqpërdorim të pozitës zyrtare në komunën e Klinës, Lorenc Marleku të mërkurën është emëruar drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka emëruar njeriun që muaj më parë, pas një bastisje në komunën e Klinës u kap nga Policia e Kosovës për ndërtime të jashtëligjshme në këtë komunë.

- Advertisement -

Pëmes një operacioni nga Njësitit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Komunën e Klinës u arrestua , në atë kohë si drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe Ali Gashi, zyrtar në kuadër të kësaj drejtorie.

Pas dy ditësh në mbajtje, ata u liruan në arrest shtëpiak.

Ndërsa tani, kryetari i ri i Klinës ka thënë se Lorenci ka përvojë të gjatë në menaxhim duke ia besuar dëtyren e të parit të bujqësisë.

- Advertisement -

“Lorenci ka përvojë të gjatë në menaxhim. Ai ka qenë edhe anëtar i kuvendit të komunës për një mandat dhe drejtor i Urbanizmit në mandatin e kaluar. Lorenci nga sot do ta udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë në realizimin e projekte të nevojshme për fermerët”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit