6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Rekomandime

Zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Dushan Kozharev, nuk i është lejuar që të hyjë në Kosovë përmes Jarinjes “me shpjegimin se vizita nuk ishte paralajmëruar”.

- Advertisement -

Kështu të paktën thotë në njoftim për media, Zyra që drejtohet nga Marko Gjuriq , sipas së cilës asnjë marrëveshje nuk kërkon që vizita e zëvendës dhe Ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovë të njoftohej.

Kjo zyre thekson se “Prishtina po vazhdon t`i ndalojë përfaqësuesit e Zyrës që të jenë me njerëzit e tyre në provincën jugore, edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me marrëveshjen e lirisë së lëvizjes të arritur në Dialogun e Brukselit”, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit