12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gazetari zbulon lidhjen: Kush është bullgarja që drejton Hagën, mikja e Sorosit që thirri edhe Harandinajn

Rekomandime

Gazetari Kastriot Çipi ka treguar disa detaje që nuk janë përmendur së fundmi e që kanë të bëjnë me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe skenarëve të mundshëm rreth kohës dhe situatës në të cilën u publikua.

Çipi shkruan se Presidente e Gjykatës së Hagës është bullgarja Jekaterina Trendafilova, ish-prokurore komuniste e Sofias dhe “mike” e vjetër e Sorosit, duke shtuar se është e njëjta që paditi edhe Ramush Haradinajn, pa ia provuar dot fajësinë, thjesht për të rrëzuar qeverinë.

- Advertisement -

Shkruan Çipi:

11 qershor 2020: Trump i vendos sanksione Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve – GjNK (International Court of Crimes – IÇ). GjNK mbështetet fuqimisht që prej themelimit nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Soros.

Pro GjNK dhe kundër këtij qëndrimi të Trump është edhe Bashkimi Amerikan i Lirive Civile – BALC (American Civil Liberties Union – ACLU).

- Advertisement -

Në një financim të vetëm, Soros i ka paguar BALC 50 milion dollarë. BALC i ka shpallur luftë Trump qysh ditën e zgjedhjes president. Natyrisht BALC mbēshtet edhe protestën “Jetët e të Zinjve Vlejnë” (Black Lives Matter – BLM)

24 qershor Gjykata Speciale e Hagës akuzon Thaçin, duke provokuar takimin me Trump.

- Advertisement -

Presidente e Gjykatës është bullgarja Jekaterina Trendafilova, ish-prokurore komuniste e Sofias dhe “mike” e vjetër e Sorosit, e njëjta që paditi edhe Ramush Haradinajn, pa ia provuar dot fajësinë, thjesht për të rrëzuar qeverinë. Bëni detyrat e shtëpisë, të nderuar kolegë gazetarë. Mua m’u deshën vetëm 10 minuta për t’i gjetur këto fakte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit