21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Donika Gërvalla e përgëzon Vitinë për punën në ditën kur vdiqën 18 qytetarë

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit po kritikohet për menaxhimin e pandemisë.

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Vitinë për punën që po bën, në ditën kur vdiqën 18 qytetarë si pasojë e COVID-19.

- Advertisement -

Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia. Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën”, shkroi Gërvalla.

Ajo thotë që është e sigurt që edhe këtë sfidë do ta kalojnë së bashku.

Varianti i ri i virusit dhe rritja e madhe e rasteve të reja e ka vënë të gjithë botën para një sfide. Numri i rasteve tragjike po na trondit të gjithëve çdo ditë e më tepër. Përvoja edhe e shteteve të tjera tregon se shtrëngimi i masave dhe përshpejtimi i vaksinimit janë rrugëdalja e vetme”.

- Advertisement -

Kujtojmë se kohëve të fundit, për çdo ditë po thyhen rekorde të rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 2 mijë e 295 të infektuar dhe 18 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit