9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haxhiu kritikon qeverinë Hoti: Veprimi më i lehtë është ” hapi të gjitha, largoje çdo kufizim”

Rekomandime

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Hoti se duke hequr masat kufizuese ndaj përhapjes së koronavirusit, po e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

- Advertisement -

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reja lehtësuese për hapjen e kufijve tokësorë dhe heqjen e kufizimit për qarkullimin e qytetarëve, në 24 orët e fundit me COVID-19 në Kosovë janë konfirmuar 40 raste të reja.

E derisa ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media tha se nuk ka vend për panik dhe se gjendja është nën kontroll, ish-ministrja e Drejtësisë thotë se rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe kërkon kujdes maksimal.

“Por “strategjia” e Qeverisë ilegale për t’u nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme! Veprimi më i lehtë është ” hapi të gjitha, largoje çdo kufizim”. Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit