1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zgjedhje dhe stërvitje, avokati shqiptar tregon si do të veprojnë 8 mijë ushtarët amerikanë në Shqipëri

Rekomandime

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka zgjidhur ekuacionin rus anti-shqiptar të destabilizimit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se rreth 8 mijë ushtarët amerikanë që kanë ardhur për stërvitje në Shqipëri, nuk do t’i lejojnë mercenarët rusë të destabilizojnë Shqipërinë në favor të Moskës, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka bërë të ditur se Byroja Kombëtare e Hetimit po formohet me njerëz të zgjedhur, të cilët po trajnohen poashtu nga ekspertë amerikanë.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

- Advertisement -

Koha sot në Shqipëri po punon underground – domethënë në mënyrë të nëndheshme. Por, gjithmonë në favor të shqipëtarëve dhe të Shqipërisë.

Në Shqipëri në këtë kohë ka zgjedhje politike, por ka edhe një stërvitje të madhe ushtarake të NATO-s, në territorin shqiptar.

- Advertisement -

Në Shqipëri, në funksion të stërvitjes, ka vetëm ushtarë dhe ushtarakë amerikanë Rreth tetë mijë.

Por, që të dy këta procese janë procese shumë të rëndësishme: njëri është proces zgjedhor, që do të sjellë parlamentin e ri dhe qeverinë e re; kurse tjetri është proces garantues për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, dhe në Mal të Zi.

Kurse, në të njëjtën kohë, torollakët e korruptuar në Tiranë thonë se do të bëjnë kryengritje në datën 26 prill e më tej…

Por ka edhe diçka: Byroja Kombëtare e Hetimit po formohet me njerëz të zgjedhur, të cilët po trajnohen nga ekspertë amerikanë.

Po zgjedhjet?

Fakti që ushtarët amerikanë të NATO-s kanë ardhur këtu për stërvitje ushtarake shumë të rëndësishme, nuk mund t’i lejojnë mercenarët rusë të destabilizojnë Shqipërinë në favor të Moskës, gjatë ose pas këtij procesi zgjedhor. Dhe sigurisht që do ta garantojnë këtë proces.

E shihni se sa i lehtë u bë tani për t’u zgjidhur ekuacioni rus antishqiptar i destabilizimit?

Po destabiluzuesit? Ata duhet të ulin kokën, sepse, janë që janë të korruptuar dhe që do të shtetëzohen në paratë dhe pronat korruptive të tyre, po pse duhet të rëndohen edhe për një krim antikombëtar?!

Është shumë e vështirë të dalësh nga burgu për këtë krimin e dytë, se antikorrupsioni, shtetëzimin e pasurisë së grabitur ka si qëllim parësor, dhe dënimi është i lehtë.

Prandaj, nese korrupsioni i lartë shqiptar ka shpresuar vërtet për destabilizimin e Shqipërisë, me pretekstin e manipulimit të zgjedhjeve, siç bëri Donald Trump në Uashington, është me mirë të ulë kokën në qetësi, dhe të zbatojë për këtë rast maksimën e Dante Aligerit: Prendi la vita come ti vene – Merre jetën ashtu siç të vjen!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit